Kushtet e mëposhtme përcaktojnë mënyrën se si ofrohen shërbimet tona të dizajnit grafik, printimit dhe prodhimit të materialeve promocionale. Duke përdorur shërbimet e Xprint, ju pranoni këto kushte në tërësi.
Konsulenca fillestare ofrohet falas dhe nuk krijon asnjë detyrim për të vazhduar porosinë.
Komunikimi me klientin kryhet përmes emailit, telefonit ose takimeve të dakorduara.
Klienti është përgjegjës për sigurimin e informacionit të saktë, të plotë dhe në kohë për shërbimin e kërkuar.
Të gjitha dizajnet e krijuara nga Xprint janë pronë intelektuale e kompanisë, përveç rasteve kur ka marrëveshje të shkruar për transferim të të drejtave.
Pas miratimit final të dizajnit, çdo ndryshim shtesë mund të ketë kosto shtesë.
Klienti mban përgjegjësi të plotë për miratimin përfundimtar përpara se materiali të kalojë në printim.
Printimi nis vetëm pasi dizajni të jetë miratuar nga klienti dhe pagesa të jetë kryer sipas kushteve të dakorduara.
Cilësia e printimit përputhet me parametrat teknikë të miratuar.
Variacionet e lehta të ngjyrave mund të ndodhin për shkak të ndryshimeve midis pajisjeve të printimit dhe ekraneve dixhitale – këto nuk konsiderohen defekte.
Afatet e dorëzimit përcaktohen sipas kompleksitetit, sasisë dhe kohës së miratimit të materialeve.
Xprint angazhohet të respektojë çdo afat të dakorduar, por nuk mban përgjegjësi për vonesa të shkaktuara nga:
vonesa në miratime,
komunikim i vonuar nga klienti,
situata të jashtëzakonshme ose të paevitueshme.
Për shumicën e pakove ofrohen deri në 2 rishikime falas.
Çdo rishikim shtesë tarifohen sipas listës së çmimeve të Xprint.
Korrigjimet pas dërgimit për print ose pas dorëzimit përfundimtar nuk janë përgjegjësi e Xprint.
Të gjitha materialet, informacionet dhe projektet e klientit trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Xprint nuk i ndan të dhënat ose dokumentet e klientit me palë të treta pa autorizim.
Xprint rezervon të drejtën të përdorë punimet e realizuara (imazhe, dizajne, foto të produkteve të printuara) për qëllime portofoli dhe marketingu.
Nëse klienti kërkon që punimet të mos publikohen, duhet të njoftojë paraprakisht.
Xprint mund të përditësojë ose modifikojë këto kushte në çdo kohë.
Versioni më i fundit i tyre do të jetë gjithmonë i disponueshëm në faqen zyrtare.
Për çdo pyetje, sqarim ose asistencë rreth kushteve të shërbimit, ju lutem na kontaktoni: